Misioni & Qëllimet

Misioni

Misioni ynë është rritja e dijes dhe shkëmbimit të informatave, promovimi dhe lehtësimi i rrjetëzimit efektiv, dhe tubimi i të gjithë aktorëve relevant për një shoqëri civile më të koordinuar dhe më të zhvilluar. Ne jemi të përkushtuar për t’u shërbyer organizatave të shoqërisë civile për të vazhduar ngritjen dhe fuqizimin e tyre dhe nevojën për t’u promovuar.

Qëllimet

Databaza e Organizatave të Shoqërisë Civile është dizajnuar për të përmbushur qëllimet e mëposhtme:

  • Identifikimi i organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë dhe identifikimi i fokusit të punës së tyre, sipas fushave tematike;
  • Krijimi i një databaze online/uebsajti me informata gjithëpërfshirëse rreth Shoqërisë Civile në Kosovë, me theks të vecantë në OJQ dhe donatorë ;
  • Ofrimi i një hapërsire të përmbledhur për kontakt dhe informata për të gjitha palët e interesuara për bashkëpunim, partneritet, rrjetëzim, ngritje te fondeve dhe analizë të sektorit të shoqërisë civile në Kosovë;
  • Mirëmbajtja dhe përditësimi i rregullt i informatave në Databazë;
  • Përcjellja e ndryshimeve, zhvillimeve, tendencave dhe sfidave të shoqërisë civile në Kosovë, dhe
  • Ndihmesa për OJQ-të, qeverinë, donatorët dhe aktorët tjerë për të zhvilluar dhe krijuar strategji e programe të drejtuara në fuqizimin e shoqërisë civile, krijimit të rrjeteve, qasjes në iniciativat rajonle, përgjigjes ndaj nevojave të komunitetit dhe riorganizimit administrativ dhe ligjor.

 

Kyçu

Anëtarsimi