Parimet themeltare

Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) kanë mbuluar një hapësirë të rëndësishme në periudhën e pas-luftës, dhe në aktivitetet e implementuara nga to, me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë, nuk mund të nënvlerësohen.

Megjithatë, me ecjen e Kosovës në një periudhë me zhvillim dhe rritje më të qëndrueshme ekonomike, dhe me vazhdimin e reformimit të administratës publike në përputhje me standardet dhe praktikat Europiane, edhe sektori i shoqërisë civile duhet të transformohet për të siguruar funksionimin e tyre të duhur në një ambient të ri.

Ka shumë çështje kritike të cilat duhet të adresohen në mënyrë që shoqëria civile e tanishme të shndërrohet në një mjet të fuqishëm dhe të aftë për avokim dhe shërbime, si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal.

Së pari, duhet të përmirësohet ambienti që i mundëson OSHC-ve që të bashkohen dhe ndërmarrin aktivitete lobuese dhe avokuese lidhur me politikat dhe programet qeveritare. Koalicionet e vogla sektoriale janë më se të nevojshme, por duhet të ofrohet edhe përkrahje organizative dhe teknike. Duhet të vendosen mekanizma dhe procese për përkrahjen e koalicioneve të OSHC-ve për tu takuar dhe biseduar rregullisht me institucionet relevante të qeverisjes.

Për më tepër, duhet të përmirësohet edhe përkrahja teknike, si p.sh. përgatitja e strategjive dhe planeve të veprimit për punën e koalicioneve për lobim dhe avokim, sikurse edhe ngritja e kapaciteteve për të ofruar shërbime. Ofrimi i një burimi online, për qasje në shoqërinë civile, strategjitë zhvilluese dhe ekspertë, është vetëm një ndër mjetet që mund t’i ndihmojë koalicioneve të OJQ-ve për të ndërtuar kapacitetet e tyre dhe të kenë më shumë ndikim në proceset politike dhe zhvilluese në Kosovë.

Përfundimisht, duhet t ë sigurohet qëndrueshmëria e të gjithë faktorëve të sipërpërmendur – ambienti favorizues, burimet, menaxhimi dhe shkëmbimi i informatave. Është shumë e rëndësishme që partnerët ndërkombëtarë dhe qeveria të jenë të përkushtuar për t’i mundësuar shoqërisë civile një rol më të madh dhe afatgjatë në jetën publike.

Duhet të identifikohen dhe institucionalizohen mekanizmat për përkrahje të vazhdueshme ndërkombëtare dhe partneritet me qeverinë. Kjo edhe ka qenë forca shtytëse për krijimin e një hapësire onlinë të përbashkët për OJQtë vendore, për të siguruar një qëndrueshmëri të nevojave kyqe të sektorit në përgjithësi.

Kyçu

Anëtarsimi