Regjistrohu si Donatorë / Organizatë Qeveritare
Databaza e OSHC-ve ofron qasje për Donatorët dhe Organizatat Qeveritare për të forcuar kanalet e tyre të komunikimit me aktorët tjerë të përfshirë në zhvillimin shoqëror. Kjo do ta forcojë edhe më bashkëpunimin mes këtyre aktorëve dhe do ta rrisë kontributin e shoqërisë civile.
Donatorët / Organizatat Qeveritare do të kenë qasje të polotë në portalet e OJQve, duke iu lehtësuar qasja në identifikimin e kapaciteteve për projekte në fusha të ndryshme. Për më tepër, portali ljeon komunikim të shtuar lidhur me strategji dhe udhëzues të ndryshëm të Donatorëve / Organizatave Qeveritare me OJQtë, sikurse që lehtëson kontributin e OJQve në dokumentet specifike që përpilohen nga këta aktorë.
Donatorët / Organizatat Qeveritare e kanë të mundshme publikimin dhe promovimin e aktiviteteve dhe programeve të tyre, duke pasur mundësi të zgjedhjes së sektorëve të caktuar të shoqërisë civile. Antarësimi në këtë Databazë do të rrisë vizibilitetin e tyre dhe do të fuqizojë kanalet e komunikimit.
Regjistrohuni tani në Databazë, mbushni formën e regjistrimit dhe bëni organizatën tuaj pjesë të kësaj platforme të përbashkët të shoqërisë civile në Kosovë. Për më tepër informata rreth përfitimeve të anëtarëve, ju lutem vizitoni nën-linkun Përparësitë e Anëtarëve.

