Për Ne
Databaza e Organizatave të Shoqërisë Civile është një mjet i bazuar ne ueb që ofron një hapsirë falas në internet për të gjitha organizatat e shoqërisë civile, donatorët dhe individët aktivë në Kosovë, për të publikuar dhe shpërndarë parimet, informatat dhe aktivitetet e tyre kryesore. Është një databazë që mirëmbahet nga vet subjektet e regjistruara, të cilat janë përgjegjëse për publikimin dhe mirëmbajtjen e informatave të tyre.
Kush jemi?
Databaza e Organizatave të Shoqërisë Civile është një projekt i dizajnuar dhe implementuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (www.kcsfoundation.org), në partneritet me Programin Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara Zyra në Prishtinë (www.undp.org). Databaza mbikëqyret nga një ekip i administrimit të databazës, ndërsa mirëmbahet nga vet subjektet e regjistruara.
Cfarë bëjmë?
Në mundësojmë dhe lehtësojmë ofrimin e informatave relevante për organizata, donatorë, individë dhe të tjerë lidhur me aktivitetet e shoqërisë civile në Kosovë. Databaza ofron një hapësirë të përmbledhur për kontakt dhe informata për të gjitha palët e interesuara për bashkëpunim, partneritet, rrjetëzim, ngritje të fondeve dhe analizë të shoqërisë civile në Kosovë; si dhe për të qenë në rrjedha me ndryshimet, zhvillimet, tendencat dhe sfidat e këtij sektori.

