Regjistrohu si OJQ
Kjo Databazë për qëllim kryesor ka shërbimin për nevojat e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, respektivisht shumica e privilegjeve për përdorim janë dedikuar për OJQ-të kosovare. (shihni Privilegjet e Anëtarëve)
Ju do të keni mundësi që edhe më tej të zgjeroni rrjetin tuaj nëpërmjet gjetjes së organizatave me përvojë dhe profesionale, të cilat mund tu shpiejnë drejt projekteve të përbashkëta dhe partneriteteve jetëgjata. Avantazhi tjetër që do ta fitoni nga Databaza do të jetë promovimi juaj, ku ju do ti ekspozoheni donatorëve lokal, rajonal dhe ndërkombëtarë, duke lehtësuar implementimin e projekteve efektive.
Këto kanale të pasura komunikimi do tju ofrojnë ju një mundësi të artë për tu angazhuar në projekte ndërkombëtare zhvillimore, të ndihmoni kompanitë ndërkombëtare dhe të bashkëngjiteni në konsorciumet për projekte potenciale nga organizata ndërkombëtare zhvillimore të njohura dhe agjencitë tjera që janë aktive në Kosovë
Regjistrohuni tani në Databazë, plotësoni formën online dhe fitoni një webfaqe falas për organizatën tuaj. Për informata shtesë lidhur me përfitimet e antarësisë, ju lutem vizitoni nën-linkun Privilegjet e Anëtarëve.

