Dokument i Politikave

Absorbimi i fondeve të para-anëtarësimit në BE: koncepti dhe implikimet për Kosovën

Ky dokument analitik i ka tri objektiva kryesore:

Të prezantojë modelet kyçe të politikës për zhvillim / kohezion të BE-së dhe të bëjë rishikimin sistematik të instrumenteve të BE-së për zhvillim / kohezion ekonomik dhe social, të instrumenteve "të brendshme" dhe "të jashtme", me referencë të veçantë për IPA-në.

Të nënvizojë konceptin e kapacitetit absorbues dhe të analizoj përvojat aktuale të dy vendeve - Sllovenisë dhe Maqedonisë - rreth kapacitetit të tyre absorbues.

Të diskutojë kushtet administrative / institucionale që duhet të krijohen në Kosovë në mënyrë që kjo e fundit ti shfrytëzojë me efikasitetit fondet e IPA-së për kohezion përgjatë procesit të pranimit të saj në BE.

Data e Publikimit  01.04.2008

Instrumentet e paraanëtarësimit të BE-së: Zhvillimi i kapaciteteve absorbuese në Kosovë

Ky studim ofron një kontribut modest drejt shmangies se vështirësive të kapaciteteve absorbuese të asistencës në kontekst të integrimit Evropian. Koordinimi dhe menaxhimi i fondeve që rrjedhin nga instrumentet e ndryshme, paraqesin sfide për Qeverinë e Kosovës. Në lidhje me këtë, studimi do të tentojë t’i nënvizojë instrumentet kryesore të BE‐së (duke lënë mënjanë ndihmën jashtë BE‐së) dhe t’i afrojë ato tek audienca e interesuar (domethënë IPVQ). Për më tepër do të shqyrtojë vështirësitë me të cilat janë përballur në të kaluarën dhe aktualisht në dizajnimin e institucioneve të forta dhe të afta për absorbimin dhe menaxhimin e fondeve, dhe të ofrojë disa ide se si të ndërtohen në të ardhmen strukturat institucionale për menaxhimin më efikas të ndihmës së BE‐së.

Ky studim është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë elaboron programet e kaluara dhe ato aktuale të asistencës së BE‐së dhe ofron sqarime për mënyrën se si dhe nga kush janë menaxhuar. Pjesa e dytë të merret kryesisht me Instrumentin e Para‐Anëtarësimit (IPA) si instrumenti më i rëndësishëm financiar dhe programet tjera plotësuese sikurse janë TAIEX, Binjakëzimi, dhe Programet Komunitare të BE‐së, që do të bëhen më shumë prevalente në vitet që vijnë. Studimi do të ofrojë një analizë të shkurtë të strukturave ekzistuese të IPVQ‐ve që merren me instrumentet e tilla, të pasuar me një rast studimor. Pjesa e fundit ofron disa rekomandime se si duhet të organizohen strukturat institucionale të integrimit Evropian në Kosovë në mënyrë që t’i absorbojnë më efektivisht fondet e lartpërmendura.

Data e Publikimit  01.01.2008

Diaspora dhe Politikat e Migracionit

Krijimi i politikave të përshtatshme në lidhje me emigracionin dhe statusin e diasporas kosovare ka një rëndësi kyçe për nxitjen e rritjes ekonomike dhe zvogëlimin e shpërpjesëtimeve makroekonomike në Kosovë. Nëpërmjet zbatimit të politikave të tilla, diaspora do të mund të kontribuonte në mënyrë më efikase në ngritjen e kapitalit njerëzor dhe financiar, në rritje ekonomike dhe në krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Ky raport ofron informacione lidhur me diasporën dhe nënvizon sfidat dhe mundësitë e pjesëmarrjes më domethënëse të diasporës në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në këtë raport posaçërisht janë trajtuar çështjet si: madhësia dhe profile socio-ekonomik i diasporës; kontributi i saj i tanishëm përmes remitancave,investimeve, kontributet me furnizimin me mallra të ndryshme, “turizmit’ të diasporës;organizimi i institucioneve kosovare karshi diasporës dhe niveli në të cilin këto institucione adresojnë nevojat dhe interesat e tyre; cilat politika duhet të zbatohen që të rrisin ndikimin dhe kontributin social, njerëzor dhe financiar të diasporës, si dhe politikat e përshtatshme të emigracionit që do të ishin konsistente me kushtet e tanishme socio-ekonomike, si dhe me zhvillimet e pritura në procesin e integrimeve në BE dhe në tregun e punës të saj.

Data e Publikimit  03.12.2007

Indetiteti Evropian i Kosovës

Panelistë të simpoziumit “Identitetit Evropian i Kosovës” ishin ekspertët eminentë ndërkombëtarë dhe vendorë të çështjes. Gjatë dy ditëve, Forum 2015 siguroi një arenë ku u diskutuan çështjet më të ndjeshme rreth identitetit. Simpoziumi realizoi zhvillimin e debatit lidhur me aspektet e ndryshme të Identitetit Kosovar, nën konceptin e ri të procesit të ndërtimin të shtetit dhe duke analizuar aspekte të ndryshme të koncepteve mbi kombin, popullin, shtetin dhe shtetësinë.

Simpoziumi studioi dallimet dhe paqartësitë në konceptet e kombit dhe të shtetit, të cilat karakterizojnë në një anë Evropën Lindore dhe veçanërisht Ballkanin, dhe në anën tjetër Evropën Perëndimore, veçanërisht koncepti francez. Ndër tema qendrore të simpoziumit ishin edhe perceptimet e ndryshme të shtetit dhe të kombit, elementet e tyre (gjuha, kultura, kujtesa historike, projektet politike) dhe në veçanti, marrëdhëniet minoritare në kontekstin e ndërtimit të shteteve të reja në Ballkan.

Data e Publikimit  01.11.2007

Platforma civile për zgjedhjet 2007

Pak kohë para zgjedhjeve të 17 Nëntorit, “Forumi 2015” ka tubuar organiza¬tat e shoqërisë civile dhe ekspertë kosovarë për të përpiluar një “Platformë Civile” për zgjedhjet 2007. Ky dokument synon t’i kontribuojë senzibizimit të qytetarëve dhe aktorëve tjerë pjesëmarrës në procesin zgjedhor lidhur me problemet kryesore me të cilat ballafaqohet shoqëria Kosvare. Në këtë mënyrë besojmë që do të nxisim debatin dhe dialogun midis qytetarëve dhe kandi¬datëve që aspirojnë të zgjedhen dhe marrin përgjegjësinë për punën e institu¬cioneve demokratike në mandatin e ardhshëm.

“Platforma Civile për Zgjedhjet 2007” u dedikohet, në radhë të parë qytetarëve, të cilët do t’i legjitimojnë përfaqësuesit e ardhshëm politikë të vendit. Ajo sigu¬ron një sasi kritike informatash lidhur me gjendjen reale në shumë fusha si në ekonomi, energjetikë, arsim, shëndetësi, etj. Në të njëjtën kohë, identifikon problemet dhe sfidat krysore dhe kahjen e zgjidhejve të mundshme. Mirëpo ky dokument mund t’u shërbejë edhe partive politike dhe kandidatëve në li¬stat zgjedhore për tu informuar mbi këto probleme dhe për të mësuar se si një grup ekspetëssh nga shoqëria civile e sheh zgjidhjen e tyre afatmesme.

Data e Publikimit  01.10.2007

Politika e Jashtme e Kosovës (Pas përcaktimit të statusit final)

Tryeza e rrumbullakët “Politika e Jashtme e Kosovës pas statusit” u mblodh në momentin kur procesi i statusit pritej të mbyllej. Forumi 2015 beson se rezoluta e ardhshme mbi statusin e Kosovës ka nevojë për një spostim të fokusit politik mbi sfidat e Kosovës së pas-statusit. Politika e jashtme e Kosovës së pas-statusit është një nga sfidat më qendrore dhe gjithashtu është thelbesore të jesh i përgatitur për të.

Kjo tryezë u organizua në dy panele, secili fokusohej në strukturat e politikës së jashtme të Kosovës së pas-statusit, mundësitë dhe sfidat.Paneli i parë përfshiu ish-Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë Z. Besnik Mustafaj, Richard Caplan- Profesor i Universitetit të Oxford-it,Georges-Marie Chenu i Komitetit Francez për Kosovën, Veton Surroi nga ORA dhe Alexander Bayerl Zyra Lidhëse Austriake në Prishtinë. Paneli i dytë përfshiu: ekspertin mbi Ballkanin Z. Tim Judah, ish-drejtorin e programit Europian pranë ICG (Grupit të Ndërkombëtar të Krizave) tani diplomat i pavarur Z. Nicholas Whyte, si dhe ish-Ambasadoren e Maqedonisë në Romë Zj. Mirie Rushani.

Data e Publikimit  03.09.2007

Strategjia për zhvillim e arsimit parauniversitar në Kosovë 2007-2017

Elemente kryesore të procesit tonë të strategjisë së arsimit parauniversitar janë shtrirja, përfshirja, koherenca, komunikimi, dhe ekspertiza. Me shtrirjen nënkuptojmë zgjerimin e pjesëmarrjes dhe pronësisë ndaj procesit të strategjisë te palët (e të gjitha përkatësive etnike) të interesuara qoftë si ofruese apo si përfituese të shërbimeve arsimore.

Kjo shtrirje është arritur përmes organizimit të punëtorive për identifikimin e dobësive dhe të arriturave të sistemit në të shtatë rajonet. Në këto punëtori kanë marrë pjesë mësimdhënës, administratorë e zyrtarë arsimorë nga të gjitha anët e Kosovës. Në anën tjetër, shtrirja te komuniteti dhe deri te përfitues të tjerë të shërbimeve arsimore arrihet përmes ngjarjeve dhe veprimeve të ndryshme të organizuara në kuadër të qasjes së re për komunikimin e procesit të strategjisë me përfituesit. Një shtrirje e këtillë ka siguruar edhe pjesëmarrje e pronësi më të madhe të të gjitha palëve të përfshira në sektorin arsimor në Kosovë. Ngjarjet e organizuara për këtë qëllim e kanë bërë procesin tonë unik dhe pothuajse gjithëpërfshirës dhe kanë siguruar qëndrueshmëri të masave dhe veprimeve të parapara për të siguruar realizimin e objektivave të parashtruara në strategjinë tonë për zhvillimin e sistemit të arsimit parauniversitar.

Data e Publikimit  05.03.2007

Kyçu

Anëtarsimi