Punim Hulumtues

Gjendja aktuale dhe sfidat kryesore të Kosovës në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian

Në vitin 1999 Bashkimi Europian (BE) hapi Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA) si kornizën kryesore të politikës së vet që u hapte shtegun evropian vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP). Me kohë PSA ka shtuar instrumentet që e lehtësojnë këtë rrugë, në mes tyre edhe Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit (MSA): marrëdhënje kontraktuale me BE‐në, të kushtëzuara nga përmbushja e kushteve të caktuara. Këto paraqesin një dimenzion të ri në marrëdhënjet me Ballkanin Perëndimor, që hap mundësi edhe për një anëtarësim të mundshëm në BE.

Aty përfshihet liberalizimi asimetrik i tregut, mbështetja ekonomike dhe financiare, mbështetja buxhetore, mbështetja për demokratizim dhe shoqëri civile, ndihma humanitare për të zhvendosurit, personat e kthyer dhe të tjerë, bashkëpunim në çështjet e brendshme dhe të drejtësisë, dialog politik. Kjo kornizë synon të sigurojë paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe të hap perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian.

Data e Publikimit  01.10.2007

Një Përrallë Moderne Kosova C 2100

Kjo analizë i hulumton mundësitë e këtij zhvillimi, duke i shqyrtuar planet aktuale të Qeverisë për të ndërtuar një termocentral të ri me kapacitet 2.100MW (‘Kosova C’). Pas analizës që i është bërë këtij plani, janë gjetur të paktën 13 arsye që dëshmojnë se ky projekt nuk është i qëlluar dhe nuk ofron zgjidhje të sigurt dhe të qëndrueshme për zhvillimin e energjetikës në Kosovë. Përkundrazi, në këtë analizë argumentohet se projekti ‘Kosova C – 2.100MW’ do ta ashpërsonte edhe më tej situatën edhe ashtu të rëndë mjedisore, me të gjitha pasojat që do t’i ketë në shëndetin e popullatës, nxitjen e konflikteve zhvillimore ndërmjet energjetikës, bujqësisë, zhvillimit urban dhe rural, si dhe do të nxiste lëvizje socialedemografike të pafavorshme për zhvillimet e ardhshme të shoqërisë kosovare.

Data e Publikimit  02.04.2007

Arsimi i lartë për minoritetet në Kosovë

Diskutimi njëditor ndërkombëtar „Arsimi i lartë për minoritetet në Kosovë“ u mbajt në Prishtinë, më 18 maj 2006, organizuar nga Forumi 2015 në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC). Në diskutim, ekspertë të spikatur kosovarë dhe ndërkombëtarë prezantuan analiza lidhur me situatën mbizotëruese, zgjidhjet e mundshme dhe perspektivat e së ardhshmes për shërbimet e arsimit të lartë për minoritetet në Kosovë.

Data e Publikimit  18.05.2006

Kyçu

Anëtarsimi