Procesi i Regjistrimit Online

Aplikimi onlinë është i dizajnuar në atë mënyrë që është i kuptueshëm, i lehtë për përdorim dhe eficient për kohën e secilit që regjistrohet. Procesi i regjistrimit përmban disa hapa:

  • Kyqja (ose nëpërmjet www.regjistrohu.org) – Është një forme e thjeshtë e kyqjes, e cila kërkon Emrin e Përdoruesit (një e-mail të organizatës) dhe fjalëkalimin.

    Nëse jeni anëtarë i ri dhe nuk keni emër të përdoruesit dhe fjalëkalim, shtypni butonin REGJISTROHU. Forma do të zgjatet dhe një formë e regjistrimit do të paraqitet poshtë saj.

  • Regjistrimi i Anëtërëve – Kjo fushë ju kërkon që të mbushni emrin dhe mbiemrin tuaj, një e-mail të vlefshëm, të krijoni një fjalëkalim dhe të konfirmoni atë fjalëkalim në fushat përkatëse. Pasi që të keni plotësuar të gjitha fushat, shtypni në butonin Regjistrohu; nëse i’u është konfirmuar fjalëkalimi, do të kyqeni menjëherë në formën e aplikimit.

    Vërejtje: Nëse keni shtypur gabimisht fjalëkalimin në fushën Konfirmoni Fjalëkalimin, faqja e Regjistrimit të Anëtarëve do të rifreskohet dhe do t’ju kërkohet që të rishtypni fushat përkatëse.

  • Forma e Aplikimit – Pasi që jeni kyqur me sukses, një formë e regjistrimit me katër (4) faqe do t’ju hapet në ekran. Kjo formë e regjistrimit duhet të plotësohet nga fillimi deri në fund, në mënyrë që informatat e organizatës suaj të paraqiten në Databazë. 

    Vërejtje: Nëse forma e regjistrimit nuk është e plotësuar në tërësi, informatat e pjesëshme nuk do të ruhen në Databazë.

    Forma e regjistrimit përmban disa fusha të obligueshme që janë të shënuara më yll (*), fusha pa të cilat forma nuk mund të përfundohet, si dhe fushat opcionale. Nëse një fushe e obligueshme (fushë e shënuar me yll “*”) lihet e paplotësuar, kur të provoni që të përfundoni regjistrimin, sistemi ju ridrejton në faqen e parë dhe fushat e obligueshme që janë lënë të paplotësuara ju shfaqen me ngjyrë të kuqe.


Pasi që me sukses keni përfunduar formën e regjistrimit në gjuhën e parë të zgjedhur, do të hapet një dritare duke ju kërkuar që të zgjedhni gjuhën e ardhshme të dëshiruar. Gjithsejt janë tre gjuhë të këruara për Databazë: Shqipe, Serbe dhe Angleze. Shumica e informatave të regjistruara në gjuhën e parë, automatikisht do të përkthehen edhe në dy gjuhët tjera. Vetëm fushat tekstuale duhet të përkthehen nga vet ju.

 

Kyçu

Anëtarsimi