Përparësitë e anëtarëve

Anëtarëve i’u ofrojmë një vistër të gjërë të mundësive, të cilat shpërndahen në bazë të regjistrimit ose kërkesave individuale. Shërbimet dhe përfitimet për anëtarët e regjistruar të Databazës (OJQtë) janë si më poshtë:
Rritje e vizibilitetit: Duke u regjistruar në Databazë, organizata juaj do të fitojë falas një hapësirë në web me të gjitha informatat e përfshira në të. Përkthimi automatik i shumicës së informatave që ju e regjistroni, e zgjeron audiencën tuaj. 

Rrejtëzim dhe Koordinim: Duke pranuar e-maile të rregullt për zhvillimet aktuale dhe të ardhshme të shoqërisë civile në Kosovë dhe jashtë saj, ju do të rrisni mundësitë tuaja për rrjetëzim. Duke qenë pjesë e të njejtës platformë me organizata tjera të fushës suaj të veprimit, ju mundësohet që të koordinoni dhe të ndërmerrni aktivitete të përbashkëta.

Planifikim: Kalendari i Aktiviteteve, postimet dhe njoftimet tjera të rregullta në aktivitetet aktuale të shoqërisë civile, ndihmojnë organizatën tuaj që të planifikojë aktivitetet e saj kryesore dhe të marrë pjesë në aktivitetet tjera me interes. 

Mundësitë për fonde: E-maile të rregullta ju informojnë për secilën mundësi për fonde në dispozicion në fushën tuaj të veprimit, sapo të publikohen nga donatorët. Për më tepër, programet vjetore të granteve dhe informata tjera të lidhura me fonde do të jenë vazhdimisht në dispozicionin tuaj brenda Databazës, sikurse edhe do t’ju shpërndahen me e-mail.

Postim të publikimeve: Nëpërmjet një forme të veçantë, ju mund të publikoni të gjitha publikimet tuaja dhe dokumentet tjera relevane, të cilat pastaj do të jenë në dispozicion për të gjithë anëtarët e regjistruar të Databazës.

Resurset e Shoqërisë Civile: Databaza do të mbledhë të gjitha dokumentet në dispozicion relevante për shoqërinë civile në Kosovë dhe jashtë saj. Publikime elektronike, raporte, analiza, dokumente të politikave dhe dokumente tjera relevante mund të publikohen dhe shkarkohen nga të gjithë anëtarët e regjistruar.

Udhërrëfyes rreth Donatorëve:  Këto raporte do t’ju udhëzojnë për programet e reja, detajet e projekteve, dhe informatat kontaktuese për punë me agjencitë e ndryshme të donatorëve.

E-maile të rregullta: Listim të projekteve të reja kryesore dhe prokurimeve të publikuara nga agjencitë ndërkombëtare të donatorëve, sikurse edhe kontratat e saponënshkruara, lajmërime për prokurime, informata për konferenca e trajnime etj.

Postim i vendeve të punës: Nëpërmjet një forme të thjeshtë dhe standarde të Postimit për Vend të Punës, ju mund ta zgjeroni kërkimin për të punësuar staf dhe ekspertë afat-shkurtër. Kërkesat tuaja do t’ju shpërndahen një numri të madh të individëve të interesuar për punë në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë.

Direktoriumi i OSHC-ve: Direktoriumi përfshin të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) të regjistruara, duke ofruar informatat e kontaktit për të gjitha organizatat dhe donatorët e regjistruar.

Databaza e CV-ve: Online Databaza më e madhe e CV-ve në Kosovë, me shumë profile dhe CV aktive.

Lajmet: Të gjitha aktivitetet e mbajtura ose të planifikuara nga donatorët dhe organizatat e regjistruara rregullisht do të postohen në Databazë dhe do t’ju shpërndahen të gjithë anëtarëve të interesuar. 
 

Kyçu

Anëtarsimi