Përparësitë e Anëtarëve

Donatorëve i’u ofrojmë një vistër të gjërë të mundësive, të cilat shpërndahen në bazë të regjistrimit ose kërkesave individuale. Shërbimet dhe përfitimet për anëtarët e regjistruar të Databazës (donatorë) janë si më poshtë:

Rrjetëzim Lokal dhe Rajonal: Njoftime të rregullta për seminare dhe konferenca të publikuara në databazë dhe të shpërndara individualisht për anëtarët e regjistruar, duke përfshirë edhe ngjarjet e organizuara nga organizata prominente nga jashtë.

Koordinim dhe planifikim: Nëpërmjet e-maileve të rregullta dhe qasjes në programet vjetore të granteve të donatorëve tjerë, ju do të keni mundësi që të planifikoni më mirë shpërndarjen e fondeve tuaja, sikurse edhe të shmangni dyfishimet e projekteve. Për më tepër, duke pasur qasje në projektet aktuale dhe të kaluara të OJQve të regjistruara, ju mundësohet planifkim më efektiv i prioriteteve dhe programeve tuaja të fondeve.  

Postim të publikimeve: Nëpërmjet një forme të veçantë, ju mund të publikoni të gjitha publikimet tuaja dhe dokumentet tjera relevane, të cilat pastaj do të jenë në dispozicion për të gjithë anëtarët e regjistruar të Databazës.

Resurset e Shoqërisë Civile: Databaza do të mbledhë të gjitha dokumentet në dispozicion relevante për shoqërinë civile në Kosovë dhe jashtë saj. Publikime elektronike, raporte, analiza, dokumente të politikave dhe dokumente tjera relevante mund të publikohen dhe shkarkohen nga të gjithë anëtarët e regjistruar.

E-maile të rregullta: Listim të projekteve të reja kryesore dhe prokurimeve të publikuara nga agjencitë ndërkombëtare të donatorëve, sikurse edhe kontratat e saponënshkruara, lajmërime për prokurime, informata për konferenca e trajnime etj.

Udhërrëfyes rreth OJQve: Këto raporte ju ofrojnë udhëzues, detaje të projekteve dhe informata kontakti për punë me organizata të veçnta të shoqërisë civile.

Raporte speciale: Këto raporte ofrojnë shumë analiza të çështjeve me interes të veçantë për shoqërinë tonë, si qeveri, zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe shoqëri civile në përgjithësi. Për më tepër shiqoni Lajme & Analiza

Postim i vendeve të punës: Nëpërmjet një forme të thjeshtë dhe standarde të Postimit për Vend të Punës, ju mund ta zgjeroni kërkimin për të punësuar staf dhe ekspertë afat-shkurtër. Kërkesat tuaja do t’ju shpërndahen një numri të madh të individëve të interesuar për punë në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë.

Direktoriumi i OSHC-ve: Direktoriumi përfshin të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) të regjistruara, duke ofruar informatat e kontaktit për të gjitha organizatat dhe donatorët e regjistruar.

Databaza e CV-ve: Online Databaza më e madhe e CV-ve në Kosovë, me shumë profile dhe CV aktive.

Lajmet: Të gjitha aktivitetet e mbajtura ose të planifikuara nga donatorët dhe organizatat e regjistruara rregullisht do të postohen në Databazë dhe do t’ju shpërndahen të gjithë anëtarëve të interesuar.

Kyçu

Anëtarsimi