Përfitimet e Anëtarëve
Antarëve iu ofrojmë një vistër të gjërë të mundësive, të cilat shpërndahen në bazë të regjistrimit ose kërkesave individuale. Shërbimet dhe përfitimet për anëtarët e regjistruar të Databazës (individë) janë si më poshtë:
- Mundësitë e punësimit: Çdo javë, ky e-mail do tju listojë të gjitha mundësitë e punësimit të postuara në Tabelën Onlinë të Punësimit të databazës, dhe do tu shpërndahet të gjithë individëve të regjistruar në databazë. Kjo mundësi vlen vetëm për Anëtarët e Regjistruar.
- Publikimi i CV-ve: Çdo individ i regjistruar do të ketë mundësi që të postojë CV-në e plotë të tij/saj dhe të publikojë të gjitha fushat dhe aftësitë specifike, në të cilat do të kenë qasje të gjitha organizatat e regjistruara në Databazë. Për më tepër, kontrolle të kompatibilitetit automatike do të bëhen me qëllim të krahasimit të mundësive të punësimit dhe CV-ve të individëve të regjistruar, duke hulumtuar kështu ofertën më të mirë për punësim për secilin individ të regjistruar.
- Direktoriumi i OSHC-ve: Direktoriumi përfshin të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) të regjistruara, duke ofruar informatat e kontaktit për të gjitha organizatat dhe donatorët e regjistruar.
- Lajmet: Të gjitha aktivitetet e mbajtura ose të planifikuara nga donatorët dhe organizatat e regjistruara rregullisht do të postohen në Databazë dhe do tju shpërndahen të gjithë anëtarëve të interesuar.
- Rrjetëzim Lokal dhe Rajonal: Njoftime të rregullta për seminare dhe konferenca të publikuara në databazë dhe të shpërndara individualisht për anëtarët e regjistruar, duke përfshirë edhe ngjarjet e organizuara nga organizata prominente nga jashtë.
- Skema të bursave: Të gjitha skemat e bursave dhe mundësitë tjera për shkollim që janë në dispozicion në Kosovë do të publikohen rregullisht dhe do tu shpërndahen anëtarëve të regjistruar.

