Raport
SHOQËRIA CIVILE NË KOSOVË DHE RRJETËZIMI EUROPIAN
Ky raport është përgatitur me rastin e Konferencës Europiane për Rrjetëzim të mbajtur në Prishtinë më 24‐25 prill 2008.
Me anë të përkrahjes financiare nga Bashkimi Europian, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) po zbaton projektin Organizatat e Shoqërisë Civile në Përkrahje të Integrimit Europian dhe Rajonal të Kosovës. Synim i përgjithshëm i këtij projekti është forcimi I kapaciteteve profesionale dhe institucionale të një grupi të zgjedhur të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) në Kosovë në mënyrë që ato të marrin pjesë në mënyrë aktive në informimin, edukimin dhe zbatimin e çështjeve që ndërlidhen me BE‐në duke inkurajuar partneritetin sektorial, veprimet e avokimit të qëndrueshëm dhe angazhimin në rrjetet europiane.
FKSHC synon të lehtësoj kontaktet në mes OSHC‐ve sektoriale të Kosovës, përfaqësuesve të sektorëve të mjedisit, bujqësisë, përfshirjes sociale, pakicave, grave dhe sektorit të rinisë me 8‐10 rrjetet udhëheqëse të BE‐së për të elaboruar qasjet e integruara sektoriale të BE‐së dhe ato rajonale. Forcimi i OSHC‐ve është i nevojshëm për të përfituar nga anëtarësimi në Rrjetet Europiane. Forcimi i kapaciteteve të OSHC‐ve bëhet me anë të serisë së trajnimeve dhe konsultimeve në Qendrën e Resurseve të BE‐së.
Raporti i paralajmërimit të hershëm 20-21
Ky është botim special i Raportit të Paralajmërimit të Hershëm të UNDP-së (RPH nr. 20, 21), Raport ky që ka fi lluar të botohet në gusht të vitit 2002. Ky Raport sponozorizohet nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID), e cila i mbulon një pjesë të shpenzimeve të RPH-së. Ky Raport është paksa më voluminoz sesa raportet e mëparshme të paralajmërimit të hershëm, pasi që përfshinë të dhënat dhe analizat e një ankete të shkurtër të organizuar kah fundi i marsit dhe fillimi i prillit të vitit 2008 (vetëm kapitulli 5) dhe të një ankete të plotë, të bërë në maj 2008. Kësaj rradhe është bërë një kombinim i RPH-në nr. 20 dhe nr. 21, për të mbuluar periudhën prej janarit deri në maj të vitit 2008. Megjithatë, Raporti i përmbahet traditës së raporteve paraprake, duke analizuar gjendjen në ndryshim e sipër në Kosovë në katër fusha kryesore: në atë politike, socioekonomike, ndëretnike dhe në fushën e sigurisë. Një karakteristikë e fazës IV të projektit të Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm (SPH) është se çdo raport tremujor do të bazohet në njohuritë profesionale të grupit të ndryshëm të analistëve.
Data e Publikimit  01.05.2008
Energjia për zhvillim
Ky raport paraqet studimin e parë të bërë për ndikimin e energjisë në zhvillimin njerëzor në Kosovë.
Qëllimi kryesor i këtij raporti është që të sigurojë të dhëna për politikën e ardhshme dhe për vendimmarrjen e menaxhmentit në sektorin e energjisë, të cilat do të mbështesin në aspektin ekonomik, shoqëror dhe mjedisor zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë në Kosovë. Për këtë qëllim, përgatitja për këtë raport kishte si synim të kuptonte më mirë raportin ndërmjet shërbimit të furnizimit me energji dhe atij të konsumit të energjisë në sektorin e amvisërive,i cili në Kosovë është konsumuesi kryesor i energjisë elektrike, i druve të zjarrit dhe i shërbimeve
të ngrohjes qëndrore. Përgatitja e Raportit të zhvillimit njerëzor në Kosovë 2007 ka përfshirë tre komponentë kryesorë.
Së pari, është kërkuar hartimi nga konsulentët lokalë i 15 dokumenteve të politikave mbi çështjet locale që kanë të bëjnë me energjinë. Këto dokumente janë përgatitur gjatë periudhës gusht/shtator 2007 dhe,pas një rishikimi të hollësishëm, janë përfunduar në tetor 2007. Komponenti i dytë, për të cilin mund të thuhet se është komponenti më i rëndësishëm i hulumtimit,ishte një hulumtim i pavarur i opinionit që u zhvillua në fund të muajit tetor të vitit 2007.
Raporti i paralajmërimit të hershëm 19
Ky është numri i 19-të i Raportit për Paralajmërim të Hershëm (RPH) të UNDP-së, Raport ky që fi llojë të botohet në gusht të vitit 2002. Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) vazhdon të na përkrahë përmes mbulimit të një pjese të shpenzimeve të RPH-së. Ky Raport përfshinë periudhën prej tetorit deri në dhjetor të vitit 2007, dhe vazhdon traditën e raporteve paraprake, duke shqyrtuar gjendjen në ndryshim në Kosovë lidhur me katër fushat kryesore: politike, socio-ekonomike, ndëretnike dhe fushën e sigurisë. Një karakteristikë e fazës 4 të projektit të Sistemit për Paralajmërim të Hershëm (SPH) është se çdo raport tremujor do të bazohet në njohuritë profesionale të analistëve të ndryshëm.
Ky numër i Raportit për paralajmërim të hershëm botohet gjatë një periudhe të zhvillimeve të reja dhe të rëndësishme në Kosovë mu pas zgjedhjeve në nivel qendror, lokal dhe të atyre për kryetarë komunash të 17 nëntorit 2007; dhe pas përfundimit të periudhës 120 ditore të negociatave nën patronazhin e Treshës së mandatuar nga Grupi i Kontaktit. Në këtë drejtim, përcjellja e vazhdueshme e treguesve të paralajmërimit të hershëm mund të jetë mekanizëm i nevojshëm për marrjen e informatave për faktorët që kanë mundësi të shkaktojnë konflikt, si dhe për mendimin e popullit të Kosovës lidhur me procesin e statusit.
Drejtësia Tranzicionale
Ky publikim paraqet një dokument të hartuar nga analiza e rezultateve të dala nga Hulumtimi i Opinionit Publik për drejtësi tranzicionale i cili u krye nga UBO Consulting në muajt prill dhe maj të vitit 2007, si pjesë e Programit të UNDPsë për Drejtësi Tranzicionale. Ky hulumtim ka për qëllim të ofrojë informata për vendim-marrësit në lidhje me perceptimet dhe qëndrimet e kosovarëve ndaj mekanizmave të drejtësisë tranzicionale. Për këtë hulumtim UBO Consulting ka anketuar 1250 kosovarë në 61 vendbanime nëpër Kosovë. Përzgjedhja e të anketuarve është bërë në mënyrë të rastësishme duke marrë për bazë të dhënat demografike, gjeografike dhe etnike të popullatës së Kosovës.
Kriteret e tjera që janë marrë për bazë gjatë përzgjedhjes së mostrës ishin mosha, gjinia dhe vendbanimi (urban/rural). Mostra e përzgjedhur për këtë anketë ofron rezultate brenda intervalit të besueshmërisë prej 95% dhe Brenda kufirit të gabimit prej 2.8%.
Raporti i paralajmërimit të hershëm 18
Ky është numri i 18-të i Raportit të Paralajmërimit të Hershëm (RPH) raport ky që ka fi lluar të botohet në gusht të vitit 2002. Përkrahja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është duke vazhduar, e cila i ndan shpenzimet e RPH-së. Raporti mbulon periudhën prej korrikut deri në tetor 2007, dhe e vazhdon traditën e raporteve paraprake, duke e shqyrtuar gjendjen ndryshuese në Kosovë në katër fusha kryesore: në atë politike, socio- ekonomike, ndëretnike dhe të sigurisë Karakteristikë e veçantë e fazës IV të projektit të Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm (SPH) është se çdo raport tremujor do të bazohet në njohuritë profesionale të analistëve të ndryshëm.
Ky numër i Raportit të paralajmërimit të hershëm botohet në periudhën e zhvillimeve intensive dhe të rëndësishme,siç janë: zgjedhjet e radhës në nivel qendror, komunal dhe të kryetarëve të komunave; periudha 120 ditëshe e negociatave të udhëhequra nga treshja e mandatuar nga Grupi i Kontaktit dhe diskutimet e vazhdueshme ndërkombëtare për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Në këtë aspekt, përcjellja e vazhdueshme e treguesve të paralajmërimit të hershëm, mund të jetë instrument i nevojshëm për marrjen e informatave lidhur me faktorët e mundshëm, që shkaktojnë konfl iktin, si dhe për të dëgjuar mendimin e popullit të Kosovës mbi procesin e statusit.
Të rinjtë- një gjeneratë e re për një Kosovë të re
Raporti i Zhvillimit Njerëzor i Kosovës (RZHNJK 2006) është raporti i tretë i tillë i hartuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara me qëllim të shqyrtimit të sfidave politike, ekonomike dhe sociale, si dhe të mundësive të Kosovës. Raporti i parë i vitit 2002 u përqendrua në treguesit, siç janë: politike, ekonomike dhe sociale, si dhe të mundësive të Kosovës. Raporti i parë i vitit 2002 u përqendrua në treguesit, siç janë: Indeksi i zhvillimit njerëzor, Indeksi i zhvillimit gjinor dhe Indeksi i varfërisë njerëzore.
Në bazë të këtyre treguesve, Kosova është kategorizuar se ka një nivel mesatar të zhvillimit njerëzor. Raporti i dytë i vitit 2004 i paraqiti të dhënat e zhvillimit njerëzor nga niveli komunal dhe Indeksin e parë të pjesëmarrjes, që i përshkroi nivelet e pjesëmarrjes në jetën civile dhe politike të grupeve të ndryshme etnike në komuna, duke përfshirë vendet urbane dhe ato rurale.

